Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth u bëri thirrje iranianëve të “përfitojnë” nga mundësia për ndryshim regjimi, edhe pse tha se lufta nuk ka të bëkë me rrëzimin e qeverisë në Teheran, shkruan CNN.
“Shpresojmë që populli iranian ta shfrytëzojë këtë mundësi të jashtëzakonshme”, tha Hegseth në deklaratat gjatë një konference për shtyp në Pentagon të hënën.
“Presidenti Trump ka qenë i qartë, tani është koha juaj”.
“Më parë pamë shumë, shumë nga populli iranian që kërkonte një ndryshim atje”, shtoi ai më vonë, duke iu referuar protestave që përfshinë Iranin më herët këtë vit. “Ky është momenti i tyre për ta shfrytëzuar”.
Në të njëjtën konferencë për shtyp, Hegseth tha se “kjo nuk është një luftë e ashtuquajtur për ndryshim regjimi, por regjimi me siguri ndryshoi dhe bota është më mirë për këtë”.
Operacionet ushtarake amerikane dhe izraelite kanë vrarë shumë anëtarë të udhëheqjes iraniane, përfshirë Udhëheqësin Suprem Ajatollah Ali Khamenein.
Presidenti amerikan Donald Trump, në deklaratat e tij të para pas fillimit të operacionit amerikan dhe izraelit, u bëri thirrje popullit iranian ta “marrë në dorë fatin”.
“Amerika po ju mbështet me forcë dërrmuese dhe fuqi shkatërruese”, tha Trump të shtunën.