Kërcënimet e Iranit ndaj Katarit, Osmani telefonon Bin Hamadin

Prishtinë | 03 Mar 2026 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka telefonuar emirin e Katarit, Tamim Bin Hamad, pas sulmeve që Irani po synon të bëjë kundrejt këtij shteti.

Gjatë telefonatës, Osmani dënoi veprimet e regjimit iranian që, sipas saj, kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal, transmeton IndeksOnline.

“Kosova qëndron në solidaritet të palëkundur me Katarin dhe popullin e tij. Ne mbështesim plotësisht të drejtën e Katarit për të mbrojtur sovranitetin e tij dhe riafirmojmë angazhimin tonë për stabilitet rajonal dhe paqe të qëndrueshme” deklaroi Osmani.

Të ngjashme