Osmani pritet të mbajë konferencë për media

Prishtinë | 05 Mar 2026 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të mbajë sot një konferencë për media.

Nga Presidenca kanë bërë të ditur se konferenca do të mbahet gjatë pasdites, por ende nuk është bërë i ditur orari i saktë, për të cilin pritet të njoftohet më vonë.

“Pritet të ketë, mbase, pasdite. Ju njoftojme”, thonë nga Presidenca.

Kjo vjen një ditë pasi Glauk Konjufca është zgjedhur kandidat për president nga Lëvizja Vetëvendosje. Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se nuk mund të thërrasë seancë për votimin e presidentit pa qenë së paku dy kandidatë në garë.

Të ngjashme