LVV-ja mbështet Osmanin për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit nga populli

Prishtinë | 05 Mar 2026 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci ka thënë se kjo parti e mbështet nismën e presidentes Vjosa Osmani për amendamentet kushtetuese të cilat mundësojnë zgjedhjen e Presidentes/it drejtpërdrejt nga populli.

Sipas Nagavcit, votimi i këtyre amendamenteve forcon stabilitetin institucional.

Postimi i plotë:

Shprehim mbështetjen e plotë për amendamentet kushtetuese të përcjella sot nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja e vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

Votimi i këtyre amendamenteve do të kontribuonte në forcimin e stabilitetit institucional dhe në rritjen e legjitimitetit demokratik të institucionit të Presidentit.

Ftoj të gjithë deputetët e partive politike që të mbështesin dhe të votojnë këto amendamente kushtetuese në interes të qytetarëve dhe të demokracisë në vend.

Të ngjashme