Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme ka marrë vendim për pezullimin e zgjedhjeve të brendshme të partisë në të gjitha nivelet e organizimit.
AAK njofton se ky pezullim do të jetë në fuqi deri në dy javë pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Sipas këtij subjekti politik, vendimi erdhi me qëllim që të gjitha strukturat e Aleancës të përqendrohen plotësisht në procesin zgjedhor nacional.