Po punonte në rrugë, sulmohet punëtori në Ferizaj

Prishtinë | 07 Mar 2026 | 20:16 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 15:30 në Ferizaj është sulmuar një punëtor i një kompanie për punimin e rrugëve në Ferizaj.

“Më 07.03.2026, rreth orës 15:30, në rrugën ’12 Qershori’ është raportuar një rast sulmi. Sipas raportimit, punëtori i një kompanie të autorizuar për punime në rrugë, është sulmuar nga një person i dyshuar”, ka thënë për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Në vendngjarje ka reaguar patrulla e  policisë. Viktima është intervistuar, ndërsa në rast janë angazhuar njësitë hetimore të stacionit policor. Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është iniciuar si vepër penale ‘Sulmi’”.

“Është identifikuar i dyshuari i ketij rasti dhe është kontaktuar për intervistim. Viktima është intervistuar, ndërsa në rast janë angazhuar njësitë hetimore të stacionit policor”.

Të ngjashme