Të dielën në Kosovë pritet të mbajë mot paksa më i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira lokale. Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten reshje të izoluara shiu, kurse në malet e larta të vendit do të ketë reshje afatshkurtra bore.
Temperaturat pritet të luhaten nga 1 ato minimale deri në 17 ato maksimale.
Në Shqipëri priten më shumë vranësira e në jug të vendit priten më shumë reshje shiu. Në viset tjera reshjet do të ketë më të pakta dhe më të izoluara. Reshje të pakta lokale nesër priten edhe në Mal të Zi, Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës, por shumica e territorit do të mbetet pa reshje.
Fillimi i javës së re pritet të karakterizohet me kushte jo aq stabile atmosferike. Përpos intervaleve kohore me diell nganjëherë vende-vende priten rrebeshe apo riga të izoluara shiu më të theksuara në pjesët jugore dhe qendrore të Shqipërisë, por lokalisht edhe në disa vise tjera të territoreve tona. Në përgjithësi priten reshje të pakta.
Temperaturat pa ndonjë ndryshim të madh.