Polica në rajonin e Prishtinës javën që shkojë realizoi 210 urdhëresa të gjykatës

Prishtinë | 09 Mar 2026 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Gjatë javës së kaluar në rajonin e Prishtinës janë realizuar 210 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 32 për vepra penale, ndërsa të tjetër kundërvajtje, seanca, verifikime.

Policia ka njoftuar se po ashtu se kanë shqiptuar mbi pesë mijë masa administrative me gjobë.

Njoftimi i plotë:

Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar  210 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 32 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

Aktivitetet policore janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë.

Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 4 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Ndërkaq aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.

Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 5185 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 578 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.

Të ngjashme