Putini uron liderin e ri të Iranit, riafirmon mbështetjen e Moskës për Teheranin

Prishtinë | 09 Mar 2026 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka përgëzuar Mojtaba Khamenein për emërimin e tij si udhëheqës suprem i Iranit dhe ka riafirmuar mbështetjen e Moskës për Teheranin.

“Ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta për emërimin tuaj si udhëheqës suprem i Republikës Islamike të Iranit”, tha Putini në një mesazh të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit, shkruan BBC.

Udhëheqësi rus deklaroi se ai “riafirmon mbështetjen e palëkundur [të Rusisë] për Teheranin dhe solidaritetin me miqtë tanë iranianë” dhe premton të “mbetet një partner i besueshëm”.

“Në një kohë kur Irani po përballet me agresion të armatosur, veprimet tuaja në këtë pozicion të lartë padyshim do të kërkojnë guxim dhe përkushtim të madh. Jam i bindur se ju do të vazhdoni me nder punën e babait tuaj dhe do ta bashkoni popullin iranian përballë kësaj sprove të rëndë”, shtoi ai.

Të ngjashme