Ministria e Punës themelon Komisionin e Ankesave

Prishtinë | 10 Mar 2026 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka themeluar Komisionin e Ankesave për shqyrtim të ankesave ndaj vendimeve përfundimtare të inspektimeve nga Inspektorati Qendror i Punës.

Kështu kanë njoftuar nga ministria që drejtohet nga Andin Hoti.

“Me qëllim të adresimit të çdo ankese ose paqartësie në raport me vendimet e Inspektoratit Qendror të Punës, sot ministri Andin Hoti ka marrë vendim për themelimin e Komisionit të Ankesave për shqyrtimin e ankesave ndaj vendimeve përfundimtare të inspektimeve nga Inspektorati Qendror i Punës. Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare fton të gjithë qytetarët që në përputhje me ligjin dhe me afatet e parapara, ta shfrytëzojnë të drejtën për t’i adresuar ankesat në ministri”, njofton ministria.

Të ngjashme