Tottenhami do të ketë një mysafir special në ndeshjen ndaj Atletikos

Prishtinë | 10 Mar 2026 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Tottenhamit do të ketë një mysafir special për ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, ndaj Atletiko Madridit.Ish-trajneri i ”Spurs”, Mauricio Pochettino do të jetë i pranishëm në në tribunat e ”Metropolitano Stadium”,

Tekniku argjentinas i cili aktualisht drejton kombëtaren e ShBA-së, do të jetë tifoz i Tottenhamit, derisa shtohen edhe më shumë spekulimet për rikthimin e ti në krye të skuadrës angleze.

Tottenham po kalon një sezon jo të mirë, ku në Premierligë është ndër skuadrat që po lufton për mbijetesë.

Pochettino javë më parë kishte deklaruar se nuk do të rikthehet te ”Spurs”, dhe se është i fokuasuar te Kupa e Botës.

“Gjithmonë ka thashetheme, unë jam gjithmonë i lidhur me klube. Me Tottenhamin, ashtu siç dikur isha i lidhur me Espanyolin, ose me klube të tjera.

Jemi të përqendruar te Kupa e Botës, te Shtetet e Bashkuara. Kontrata ime është deri pas Kupës së Botës, kështu që pas kësaj do të shohim se çfarë mund të ndodhë.”, kishte deklaruar Pochettino./IndeksOnline

Të ngjashme