Ishte zhdukur nga 7 marsi, policia jep detaje se ku u gjet i vdekur Alush Kastrati

Prishtinë | 11 Mar 2026 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Alush Kastrati, u gjet sot i vdekur pas disa ditësh kërkimi. 80 vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit, ishte shpallur i zhdukur nga 7 marsi.

Për gjetjen e tij, policia ka dhënë detaje përmes një komunikate për media.

Trupi i pajetë i të ndjerit ishte gjetur disa kilometra larg fshatit Zatriq.

“Trupi i gjetur, bazuar në përshkrimet dhe të dhënat e njohura, dyshohet të jetë i personit të raportuar si i zhdukur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme