Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi të mërkurën se nuk besonte që Irani kishte vendosur me sukses ndonjë minë në Ngushticën e Hormuzit. Ai theksoi se SHBA-të kanë shkatërruar pothuajse të gjitha anijet iraniane minuese.
“Ne shkatërruam pothuajse të gjitha anijet e tyre të minave brenda një nate”, tha ai duke shtuar se ishin goditur deri në 60 anije iraniane.
“Pothuajse e gjithë marina e tyre është zhdukur”, theksoi ai.
Trump gjithashtu inkurajoi anijet cisternë të përshkojnë Ngushticën e Hormuzit, duke këmbëngulur se është e sigurt pavarësisht sulmeve ndaj tre anijeve në kanalin ujor më herët gjatë ditës.
“Mendoj se ata duhet ta përdorin ngushticën”, tha Trump.
Irani mori përgjegjësinë për sulmin ndaj të paktën dy prej këtyre anijeve.