Real Madridi dhe Manchester City do të luajnë sonte në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, shkruan “Gazeta Express”.
Kjo ndeshje do të nisë prej orës 21:00, ndërsa tashmë kanë dalë formacionet zyrtare me të cilat do të paraqiten të dyja ekipet në fushën e stadiumit “Santiago Bernabeu”.
Real Madrid (4‑3‑3): Courtois në portë, Alexander‑Arnold, Huijsen, Rüdiger, Mendy në mbrojtje, Tchouaméni, Pitarch, Valverde në mesfushë dhe Güler, Brahim Díaz, Vinícius Jr. në repartin ofanziv.
Qëllimi është të kapet City në kundërsulm dhe të krijohen hapësira nga krahët.
Manchester City (4‑2‑3‑1): Donnarumma në portë, Khusanov, Dias, Guehi, O’Reilly në mbrojtje. Rodri, Bernardo Silva si dyshe në mesfushë dhe Savinho, Semenyo, Doku që e mbështesin qendërsulmuesin Erling Haaland.
City e synon zotërimin e topit dhe shfrytëzimin e hapësirave me Haaland në krye.
Ndeshja është pjesë e rivalitetit të fortë mes këtyre dy gjigantëve evropianë, të cilët janë përballur në fazën e nokautit për pesë sezone radhazi në Champions.
Pa disa prej yjeve kryesore të Real Madridit për shkak të dëmtimeve, përgjegjësia për gol te vendësit bie mbi Vinícius Jr. dhe bashkëlojtarët e tij, ndërsa City futet në fushë me një formacion sulmues që bazohet te ritmi dhe variacionet taktike.