Ambasada Britanike i dhuron Policisë së Kosovës 2 automjete dhe 16 dronë me vlerë 153 mijë euro

Prishtinë | 11 Mar 2026 | 21:26 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të partneritetit dhe të bashkëpunimit, Ambasada Britanike në Kosovë dhuron donacion për Policinë e Kosovës, 2 automjete dhe 16 dronë me pajisje përcjellëse vlera totale e të cilit arrin 153.000,00€, njofton policia.

Sipas PK-së, ky donacion do të ndihmoj njësitet policore në raste të ndryshme, si në identifikimin, gjurmimin, monitorimin dhe përcaktimin e vendndodhjes së automjeteve dhe personave të dyshimtë.

Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare Fehmi Xhata dhe përfaqësuesja nga ambasada britaneze në Kosovë  Emma Huntley në kuadër të partneritetit dhe bashkëpunimit, nënshkruan marrëveshje mbi pranim-dorëzimin e një donacioni të rëndësishëm për Policinë e Kosovës, vijon njoftimi.

“Pajisjet e specializuara do të luajnë rol shumë të rëndësishëm, do të ndihmojnë dhe profesionalizojnë edhe më tepër punën e Policisë së Kosovës, në veçanti të njësiteve kufitare të cilat kujdesen për parandalim të krimit transkufitar, kontrabandës dhe migrimit të paligjshëm”, tha policia.

Të ngjashme