Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka publikuar një analizë mbi shpenzimet kapitale të buxhetit të shtetit për periudhën 2021-2025.
Ai në një postim në Facebook thotë se është e vështirë të identifikohet se ku janë hargjuar këto mjete.
“Nga analiza e buxhetit rezulton se gjatë viteve 2021-2025 janë shpenzuar afër 3 miliard euro në shpenzime kapitale nga buxheti i shtetit. Pasi të hiqen investimet e komunave, që janë relativisht në shuma të vogla, është vështirë të identifikohen projektet ku janë shpenzuar gjithë këto mjete. Rrugët kryesore rajonale janë ende të papërfunduara, sikurse edhe autostrada e Anamoravës, që nënkupton se ato ende nuk janë paguar”, ka shkruar ai.
Ai shtoi se rrugët kryesore rajonale dhe autostrada e Anamoravës ende nuk janë të përfunduara, ndërsa dy projekte të mëdha, hekurudha për Durrës dhe tuneli Prizren-Tetovë, që pritej të konsumonin pjesë të mëdha të buxhetit, nuk kanë nisur.
“Atëherë ku janë shpenzuar gjithë këto mjete?” pyet deputeti.