Edhe një përpjekje për Presidentin/en, Kurti sot u çon ftesë partive opozitare për takim

Prishtinë | 13 Mar 2026 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti sot do t’iu dërgojë ftesë liderëve të partive opozitare për t’u takuar në fillimin e javës që vjen, me qëllim të diskutohet cështja e presidentit/presidentes, raporton Ekonomia Online.

Ai gjatë një ngjarje në QKUK i pyetur për çështjen e një marrëveshje siç tha ai me opozitën për këtë post, theksoi se të dy emrat të cilët i kishin propozuar për president nga VV, erdhën meqenëse një marrëveshje me opozitën nuk e kishin arritur dot, ani pse tre herë ishte takuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe dy herë të tjera me atë të PDK-së, Bedri Hamza.

“Së pari, unë kam zhvilluar tri takime me kryetarin e LDK-së dhe dy me kryetarin e PDK-së. Fatkeqësisht, në 48 orët e fundit, para se të mbërrijmë tek mesnata e 5 marsit, nuk pati asnjë takim. Mendoj që kjo ka qenë dëm dhe gabim. Ishte dashur të takohemi edhe në 48 orët e fundit. Dhe mos harroni, vetëm kur u bë e pamundur figura konsensuale, vetëm atëherë kur PDK kërkoi që ne t’ia siguronim votat për dy kandidatët e saj pa na treguar fare emrat, neve, më pak se 30 orë para mesnatës së 5 marsit, na nxorëm emrin Glauk Konjufcës. Dhe sërish pritëm, u refuzua takimi me mua. Dhe vetëm tre orë para mesnatës së pesë marsit nxorëm edhe emrin e Fatmire Mulhaxha Kollcaku. Unë besoj se me krerët e partive opozitare duhet të takohemi, dhe unë qysh sot do t’iu dërgoj ftesa për tu takuar në fillim të javës së ardhshme”, tha ai.

Por se a mund të arrihet tani një marrëveshje, ai tha se konsensusi përcaktohet nga të tjerët, meqë ai kishte edhe më parë sipas tij, konsensusin.

Gjasa për konsensus përcaktohet vetëm nga të tjerët, për shkak se gatishmëria jonë për konsensus është e plotë.

Të ngjashme