Mundësitë e reja të partneritetit me sistemin e OKB-së, temë diskutimi mes Haxhiut dhe O’Malley

Prishtinë | 13 Mar 2026 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu priti sot në takim Koordinatorin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Stephen O’Malley.

Pos O’Malley, në takim Haxhiut i shkuan edhe drejtuesit e agjencive të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT).

Bazuar në komunikatën e lëshuar për media, gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe sistemit të Kombeve të Bashkuara.

Bëhet e ditur po ashtu se në takim u fol edhe për mundësitë e reja të partneritetit me sistemin e OKB-së në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përparimit institucional të vendit.

Të ngjashme