Qeveria ndan 500 mijë euro për kosovarët e prekur nga situata në Lindjen e Mesme

Prishtinë | 13 Mar 2026 | 22:50 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës, ka mbajtur sot mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar disa pika.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar:

–  Kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë prej 500,000€, për mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme.

–     Ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 1,675,000.00€ për zbatimin e Masave 3.6 dhe 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

–   Autorizimin e Ministrit që t’i aprovojë transferet nga nënprogrami “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nënprogram tjetër për shumat individuale deri në 40,000€.

–     Ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 370,000.00€ për Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA).

–    Propozimin e Ministrisë së Financave për rekomandimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë me KfW për programin në sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën.

Të ngjashme