Ambasada e Kosovës në Emiratet Arabe del me thirrje për kosovarët që janë larguar nga atje me vetë-iniciativë

Prishtinë | 14 Mar 2026 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi përmes një njoftimi për media ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës të cilët kanë qenë në Emirate Arabe dhe janë larguar me vetë-iniciativë, ta lajmërojnë Ambasadën.

Ambasada ka sqaruar se një veprim i tillë do të ndihmojë në përditësimin dhe saktësimin e listës së personave të paraqitur deri më tani, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të mëtutjeshme.

“Njoftimin mund ta bëni përmes emailit të Ambasadës: [email protected] ose përmes numrit emergjent: +971 54 709 2109.Ju lutemi që këtë njoftim ta bëni në kohën sa më të shkurtër të mundshme.

Një veprim i tillë do të na ndihmojë në përditësimin dhe saktësimin e listës së personave të paraqitur deri më tani, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të mëtutjeshme”, njofton Ambasada.

Të ngjashme