Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve në rrugën Lipjan-Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 19:40 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Lipjan-Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, katër persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tha ajo.