Përvjetori i rënies, Haradinaj: Yll Morina ndër luftëtarët më të zotë

Prishtinë | 15 Mar 2026 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Heroin e Kosovës, Yll Morina në përvjetorin e rënies.

Haradinaj e quajti atë ndër luftëtarët më të zotë të vendit.

“Ndër luftëtarët më të zotë, Yll Morina ishte rreshtuar në UÇK që në ditët e para, për t’ia falë jetën atdheut. I pavdekshëm në kujtimin e brezave. Krenari e Gjakovës, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Yll Morina ishte dekoruar me urdhrin Hero i Kosovës në vitin 2017 gjatë ditëve të Epopesë në mesin e shumë personaliteteve të tjera si propozim nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Të ngjashme