Nesër në lagjen Dardania ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë

Prishtinë | 15 Mar 2026 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, njofton se për shkak të punimeve dhe intervenimit në gypin e ujit në Rr. “Idriz Gjilani” në lagjen Dardania, nesër në mëngjes më 16 mars ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë.

Ujësjellësi thotë se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve dhe sanimit të defektit.

Të ngjashme