Vonesa në paga, punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin grevën

Prishtinë | 16 Mar 2026 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë kanë hyrë në grevë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ku edhe ka shpërndarë njoftimin e plotë.

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se greva ka filluar pasi punëtorët nuk i kanë marrë pagat me kohë.

Sipas njoftimit, punëtorët do të vazhdojnë grevën deri në momentin kur pagat e tyre të ekzekutohen.

Federata shpreson që pagat për këta punëtorë të përcillen sa më shpejt, në mënyrë që ata të kthehen në vendet e tyre të punës dhe në kryerjen e shërbimeve.

Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë kanë hyrë në grevë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ku edhe ka shëprndarë njoftimin e plotë.

Të ngjashme