Ambasada amerikane mirëpret kompromisin e Kurtit: Çdo ndryshim që prek komunitetin serb të bëhet me miratimin e tyre

Prishtinë | 17 Mar 2026 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Ambasada amerikane në Kosovë ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Europian lidhur me zbatimin e Ligjit për të huajt.

Në një përgjigje për Gazetën Express një zëdhënës i ambasadës tha se ndryshimet që prekin komunitetin serb duhet të bëhen duke i konsultuar dhe duke marrë miratimin e tyre.

“Shtetet e Bashkuara e mirëpresin njoftimin për marrëveshjen e arritur lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt. Ne përgëzojmë angazhimin e palëve për këtë çështje, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të gjithë. Çdo ndryshim që prek komunitetin serb të Kosovës duhet të bëhet në konsultim të ngushtë dhe me miratimin e komunitetit serb të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Qeveria e Kosovës ka negociuar një marrëveshje me Bashkimin Europian për mënyrën e zbatimit të ligjit për të huajt dhe automjetet, nga të cilët do të prekeshin komuniteti serb në Kosovë.

Qeveria u pajtua që të ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe të njohë letërnjoftimet të lëshuara nga struktura paralele për një periudhë 12-mujore.

Këtë marrëveshje e kanë mirëpritur edhe ambasadat e tjera të huaja në vend.

Zbatimi i plotë i ligjeve nisi të dielën derisa i parapriu një periudhe nga janari për një fushatë vetëdijesuese.

Të ngjashme