Kuvendi i Shqipërisë e shpall Iranin sponsor të terrorizmit

Prishtinë | 17 Mar 2026 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Me 79 votat e Partisë Socialiste Kuvendi ka votuar për shpalljen e Iranit si shtet financues të terrorizmit, dhe shpalljen e Gardës Revolucionare si organizatë terroriste.

58 deputetët e opozitës nuk ishin të pranishëm në sallë, duke e konsideruar aktin si axhendë personale të Ramës. Në votim pati një abstenim, që erdhi nga deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi, ndërkohë që nuk pati asnjë votë kundër.

Më herët kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi se iniciativa vjen në një kontekst të ndjeshëm për sigurinë kombëtare, duke kujtuar se vetëm pak ditë më parë Kuvendi ishte shënjestër e një sulmi kibernetik.

“Sot nuk kemi të bëjmë me incidente të zakonshme teknologjike, por me akte armiqësore që synojnë destabilizimin e institucioneve demokratike dhe funksionimin normal të shtetit,” u shpreh Balla.

Të ngjashme