Trump pas dorëheqjes së drejtorit të antiterrorizmit: Mirë ka bërë që u largua, Irani është kërcënim

Prishtinë | 17 Mar 2026 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan Donald Trump është pyetur në lidhje me dorëheqjen e Joe Kent, drejtorit të antiterrorizmit kombëtar, i cili tha se nuk mund të qëndronte në detyrë sepse nuk mund ta mbështeste konfliktin në Iran.

Në kundërpërgjigjen e tij, Trump tha se Kent ka vepruar mirë meqë është larguar, sepse nuk qëndron ajo që ka deklaruar se Irani nuk përbën kërcënim, raporton BBC.

 “Nuk e njihja mirë… Por kur lexova deklaratën e tij, kuptova se është mirë që është larguar, sepse tha se Irani nuk përbënte kërcënim. Irani ishte një kërcënim, çdo vend e kuptoi se çfarë kërcënimi ishte Irani.” – tha Trump.

Të ngjashme