Brukseli ka humbur durimin – BE po shqyrton sanksione ndaj Vuçiqit

Prishtinë | 17 Mar 2026 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e sanksioneve ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pas mungesës së përparimit të Serbisë në reformat kyçe për anëtarësim në BE.

Eurodeputetët paralajmërojnë masa që do të godasin ekonominë dhe interesat politike të Beogradit, duke e dërguar mesazhin se durimi i BE-së ka marrë fund.

Në raportin më të fundit të Parlamentit Evropian, Serbia u kritikua për mungesë progresi në sundimin e ligjit, lirinë e medias, standardet demokratike dhe bashkëpunimin me BE-në, veçanërisht në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Shqyrtimi i sanksioneve mund të përfshijë kufizime financiare dhe masa të tjera që synojnë goditjen e pikave kyçe të ndikimit politik dhe ekonomik të Serbisë.

Eurodeputetët paralajmërojnë se kjo është një përgjigje ndaj retorikës anti-BE dhe politikës së jashtme të papërputhshme me agjendën evropiane.

Analistët thonë se vendimi për sanksione do të jetë një provë serioze e angazhimit të Brukselit për të mbajtur Serbinë përgjegjëse dhe për të ruajtur kredibilitetin e procesit të zgjerimit të BE-së. /Telegrafi

Të ngjashme