Ish-kryediplomati shqiptar, BE-së: Tani nxirreni nga sirtari aplikimin e Kosovës për anëtarësim

Prishtinë | 17 Mar 2026 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, ka thënë se tani BE duhet ta nxjerrë nga sirtari aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat.

Ky reagim i Bushatit ka ardhur pasi sot është konfirmuar heqja e masave ndaj Kosovës nga Komisioni Evropian. 

“Konfirmimi i sotëm nga Komisioni Evropian në Komitetin e Parlamentit Evropian për heqjen e masave dhe lirimin e të gjithë ndihmës financiare për Kosovën duhet të hapë një fazë të re të angazhimit produktiv: Koha për të nxjerrë nga sirtari aplikimin e Kosovës anëtarësim “, ka shkruar Bushati. 

Të ngjashme