Abdixhiku në iftar me Myftiun Tërnava: Të vazhdojmë të kultivojmë solidaritetin edhe pas Ramazanit

Prishtinë | 17 Mar 2026 | 20:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorë kanë bërë iftar me Myftiun Naim Tërnava dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Abdixhiku ka uruar të gjithë besimtarët që agjëruan me shpresën që përkushtimi, sakrifica dhe lutjet e tyre të jenë pranuar nga Krijuesi.

“Muaji i Ramazanit mbetet një periudhë reflektimi dhe përforcimi të vlerave që na bashkojnë si shoqëri; solidaritetit, mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë. Këto vlera mbeten themeli i bashkëjetesës sonë dhe garancia e një shoqërie të drejtë e harmonike.Qytetarët tanë kanë dëshmuar gjithmonë kulturë të lartë humane e vëllazërore, duke qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe duke ndarë me ata që kanë më shumë nevojë. Le të vazhdojmë t’i kultivojmë dhe t’i forcojmë këto vlera edhe përtej këtij muaji të shenjtë”, shkruan Abdixhiku.

Të ngjashme