Nura i PDK-së: Nuk ka hapësirë për marrëveshje politike

Prishtinë | 19 Mar 2026 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i PDK-së, Jakup Nura për RTV21, tha se vendi në mënyrë të pashmangshme po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, për shkak se akuzat e ndërsjella midis partive politike nuk kanë lënë hapësirë për bashkëpunim. Ish-deputeti Nura tha se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.

“Edhe nëse Gjykata Kushtetuese e kthen dekretin e presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, prapëseprapë kjo do ta zgjasë këtë proces, por unë mendoj se zgjidhja e vetme, pavarësisht vullnetit të qytetarëve, do të jenë zgjedhjet e jashtëzakonshme.”, tha Nura.

Të ngjashme