Besimtarët myslimanë në Kosovë kanë filluar të kremtojnë Fitër Bajramin, ndërsa manifestimi qendror është duke u mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku në ora 06:18 pritet të falet namazi i Bajramit, raporton Ekonomia Online.
Namazi i Fitër Bajramit pritet të falet nën udhëheqjen e Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’u drejtohet besimtarëve me mesazh rasti.
Në përfundim të ceremonisë fetare, Bashkësia Islame e Kosovës nga ora 09:00 deri në orën 12:00 do të organizojë pritjen tradicionale të urimeve në selinë e saj. Fitër Bajrami shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe konsiderohet festë e faljes, solidaritetit dhe bashkimit familjar, e cila përcillet me vizita dhe urime ndërmjet besimtarëve.
