Tragjedia në Vjenë të Austrisë, Ambasada e njofton se trupat e vdekur të 3 kosovarëve janë nisur për Kosovë

Prishtinë | 20 Mar 2026 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri përmes një  komunikate për media ka bërë të ditur se  në koordinim të ngushtë me familjarët e viktimave dhe autoritetet kompetente austriake, janë përmbyllur të gjitha procedurat e nevojshme lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Austri, ku mbeten të vdekur tre kosovarë.

Ambasada ka bërë të ditur se trupat e pa jetë të shtetasve, Asllan Musliu, Istref Zekaj dhe Pajtim Bajrami, janë nisur për në Kosovë sot pasdite.

“Në këto momente të vështira, shprehim edhe një herë ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e të ndjerëve, të afërmit e tyre dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje.

Njëherazi, shprehim mirënjohjen tonë për bashkatdhetarët tanë, të cilët, me interesimin dhe gatishmërinë e tyre për të ndihmuar, treguan solidaritet në këto momente të vështira”, ka njoftuar Ambasada.

Të ngjashme