Ramush Haradinaj: Të përqafojmë me dashuri personat me Sindromën Down, jo vetëm sot

Prishtinë | 21 Mar 2026 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të shënimit të Dita Botërore e Sindromës Down, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për më shumë dashuri, përkrahje dhe trajtim të barabartë për personat me Sindromën Down.

Përmes një mesazhi publik, Haradinaj ka theksuar se kjo është një ditë e veçantë për njerëzit që, sipas tij, reflektojnë dashuri dhe optimizëm në mënyrën e tyre unike.

“Ata meritojnë trajtim të barabartë dhe mbështetje të vazhdueshme për të përmbushur plotësisht potencialin e tyre”, ka deklaruar ai.

Haradinaj ka bërë thirrje që kujdesi dhe përkrahja ndaj personave me Sindromën Down të mos kufizohen vetëm në këtë ditë, por të jenë të përditshme.

“Të kujdesemi dhe t’i përqafojmë me dashuri. Çdo ditë, jo vetëm sot”, ka përfunduar ai.

Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin për të drejtat, përfshirjen dhe mirëqenien e personave me Sindromën Down në shoqëri.

Të ngjashme