Ramush Haradinaj e ka quajtur lajm të hidhur vrasjen nga vëllau të veteranit Faruk Isufi nga Klina.
“Edhe më i rëndë fakti se pas gjithë sakrificës për liri dhe angazhimit të tij në shtetndërtim, u nda nga jeta në rrethana të trishta”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
I hidhur lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Faruk Isufi nga Klina. Edhe më i rëndë fakti se pas gjithë sakrificës për liri dhe angazhimit të tij në shtetndërtim, u nda nga jeta në rrethana të trishta.
Faruku ishte aktivist i hershëm i Aleancës, i përkushtuar dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën rastin ta njohin nga afër.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve në Aleancë.
Faruku u prehtë në paqe.