Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka ngritur alarmin për sigurinë, duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar.
Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada ka përcjell mesazhin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili lidhet me zhvillimet e fundit dhe tensionet globale.
Në njoftim theksohet se amerikanët në mbarë botën duhet të jenë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë të publikuara nga ambasadat dhe konsullatat përkatëse.
Postimi i plotë:
Kujdes në të gjithë botën: Departamenti i Shtetit këshillon amerikanët në të gjithë botën, dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme, të tregojnë kujdes të shtuar.
Amerikanët jashtë vendit duhet të ndjekin udhëzimet në alarmet e sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e SHBA-së.
Mbylljet periodike të hapësirës ajrore mund të shkaktojnë ndërprerje të udhëtimit. Objektet diplomatike të SHBA-së, përfshirë ato jashtë Lindjes së Mesme, janë shënjestruar.
Grupet mbështetëse të Iranit mund të shënjestrojnë interesa të tjera të SHBA-së jashtë vendit ose vende të lidhura me Shtetet e Bashkuara dhe/ose amerikanët në të gjithë botën.