Vrasja tragjike e Ilaz Brahimit, që ndodhi mbrëmjen e kaluar, ka tronditur familjarët dhe miqtë e tij. Mes shumë mesazhesh ngushëllimi, hoxhë Hasim Berisha ka ndarë një kujtim prekës nga biseda e tyre e fundit.
Hoxhë Berisha ka treguar se Brahimi ishte nisur drejt vendlindjes me një qëllim: të festonte festën e Bajramit pranë nënës së tij.
“Me pikëllim morem lajmin për vdekjen e Xhematliut, vellaut tonë Ilaz Brahimi. Vdekja e tij na tronditi, Brahimi La ka qene një besimtar i devotshem dhe një djal shumë i mirë. Ditën para se te nisej per në Kosovë me tha: Hoxhë cdo Bajram shkoj ne Kosovë vetem për hir të Nënës. Natën e Kadrit e kalum se bashku deri në mëngjes, pastaj iku për t’u mos u takuar me ne këtë Dynja. Zoti të meshirofte Ilaz, Allahu na bashkoft ne Xhennetet e Tij”, ka shkruar ai.