Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, e ka uruar ekipin për fitoren 4-3 që shënoi në Bratisllavë kundër Sllovakisë.
Kurti tha se Kampioni Botëror “kurrë s’ka qenë më afër.”
postimi i Kurtit:
Urime Kosovës! Urime Dardanëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë!
Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit te ne. Loja e shkëlqyer dhe realizimet precize do të mbeten të paharrueshme përgjithmonë. Ashtu siç ëndërruam, edhe triumfuam. Aq shumë dëshiruam, saqë fituam shumë. Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër