Arrestohet i dyshuari për tentativë vrasje në Gjilan, ishte në arrati

Prishtinë | 27 Mar 2026 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë”, lidhur me një rast që kishte ndodhur më 18 mars.

Sipas raportit policor i dyshuari është kapur më 26 mars rreth orës 15:50, pasi kishte qenë në arrati që nga dita e incidentit.

Pas arrestimit, ai është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar nga hetuesit.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme ligjore.

Të ngjashme