Azemi: KEDS/KESCO po vjedh me njehsorë elektrikë, duhet të jepet përgjegjësi

Prishtinë | 27 Mar 2026 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media para KEDS/KESCO, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se këtë konferencë po e mban në këtë vend për të iu ofruar dëshmi për siç ka thënë Azemi që të njëtit kanë rrejt dhe se kanë manipuluar dhe kanë vjedhë me njehsor elektrik.

“Du me i dorëzua këto dëshmi dhe me ju tregu që faktet nuk rrejnë, këta po rrejnë sepse kanë inkasu të hyra, mjete financiare paligjshëm ndaj qytetarëve të Kosovës, dhe kanë dalë kanë thënë që po manipulohen të dhënat. Nuk po manipulohen të dhënat. Tash do të hy dhe do të kërkojmë takim me menaxhmentin e KED-sit edhe me iu shpjegu me iu dhënë këto fakte, pra kjo është vepër penale, këtu duhet me dhënë përgjegjësi, e prej këtu duhet me shku edhe te zyrat e ZRrE-së sepse nuk e kanë monitoru implementimin e vendimeve për tarifat e qytetarëve të Kosovës, pra qysh duhet me pagu tarifën e shtrenjtë, kur ZRRE-ja ka thënë se prej orës 22:00 të natës fillon tarifa e lirë, pra ka thënë në 22:00, nuk ka thënë në 04:00 të mëngjesit, nuk ka thënë as në 06:00 të mëngjesit as kur don KEDS-i e KESCO kanë thënë në ora 22:00 jo kështu qysh i kemi këto dokumente, Prej aty duhet me kërkua përgjegjësi edhe te institucionet, te Qeveria, te ministria sepse kam dëgjuar që i kanë shkarkuar disa zyrtar të cilët i kanë filluar hetimet pak më herët, qekjo qeveri që është sot, pra duhet edhe atje me shku e me kërkua përgjegjësi e llogari, çka po ndodhë me dal me iu tregu qytetarëve të Kosovës, sa i madh është ky manipulim”, ka thënë ai”, ka thënë Azemi.

Azemi, ka shtuar se qytetarët e Kosovës duhet ta dinë të vërtetën rreth kësaj.

“Sa pare ka kushtu ky manipulim dhe këto pare duhet me u kthy, pra duhet me iu kthy qytetarëve të Republikës së Kosovës, prandaj këtu ka një hallkë të madhe. Ku është ai Mefaili i VV-së, që po del po akuzon, sot duhet me dal këtu me neve me kërkua përgjegjësi edhe këtu edhe në ZRRE edhe te qeveria e vet se këtu në energji diçka e madhe po ndodhë, krejt skandalet në energji janë, krejt skandalet në energji i kanë prej Martin Berishës, prej Nagipit, Vukhamoviqit e tash edhe me njehsor të KEDS-it. Pse po i  fshehin, pse po e mbrojnë hajninë. Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta dinë të vërteten dhe këtë të vërtetë unë nuk ka mu ndal deri në momentin e fundit deri sa ta gjejmë ku është problemi, pse po i  rrejnë, pse po i manipulojnë, pse po i  mashtrojnë, pse po i  vjedhin. Këtë hajni kemi me ndalë bashkë”, ka shtuar ai.  

Të ngjashme