Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Emanuele Giaufret, Zëvendësdrejtor Menaxhues për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm.
Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se në takim kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend e rajon, proceset integruese euroatlantike dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.
Postimi i tij i plotë:
Prita në takim z. Emanuele Giaufret, Zëvendësdrejtor Menaxhues për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm.
Diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend e rajon, proceset integruese euroatlantike dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian. Theksova përkushtimin e Aleancës për avancimin e agjendës evropiane të vendit.
Kosova gjatë këtyre viteve ka ngecur në agjendën integruese euro-atlantike, veçanërisht në synimin për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian, është jetike që ta kthejmë vendin në binarë të sigurt, përmes vendimmarrjes së përgjegjshme dhe forcimit të partneritetit me aleatët tanë.