Gjatë ditëve të vikendit në vendin tonë pritet të jetë kryesisht mot i vranët.
Ditën e shtunë pritet të jetë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0-3 gradë celsius ndërsa ato maksimalet 5-7 gradë.
Të dielën pritet të jetë mot i vranët dhe intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen te sjellin riga shiu.
Temperaturat pritet të lëvizin nga -1 deri në 9 gradë Celsius.