Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se sot është afati i fundit për aplikim në konkursin për rekrutimin e ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Sipas njoftimit, në total do të pranohen 320 ushtarë, ndërsa qytetarët janë ftuar të aplikojnë dhe t’i bashkohen FSK-së.
“Sot është dita e fundit e konkursit për rekrutimin e ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Apliko dhe bëhu ushtar i Kosovës!”, thuhet në njoftim.