G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

Prishtinë | 27 Mar 2026 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët me vendet e tjera të G7 lidhur me Iranin.

“Ne tashmë po i ndiejmë kudo pasojat ekonomike [të luftës], veçanërisht në Evropë, në mënyrë të ndjeshme”, u tha gazetarëve Johann Wadephul gjatë takimit të G7 pranë Parisit.

“Kjo është arsyeja pse i diskutuam këto çështje në mënyrë shumë të detajuar dhe nuk ka absolutisht asnjë mospajtim”, shtoi ai.

Sipas Wadephul, deri në përfundimin e luftimeve në rajon, nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Shtetet e Bashkuara drejtuar Gjermanisë “për të dhënë një kontribut ushtarak”.

G7 bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e jashtëm të vendeve të G7 kërkuan ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile në luftën që përfshin Iranin.

Gjatë takimit, grupi u përqendrua në nisma “për të zbutur goditjet ekonomike globale”, thuhet në deklaratën e siguruar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Ministrat, gjithashtu, kanë theksuar nevojën për rivendosjen e lirisë së sigurt dhe pa pagesë të lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Përveç Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, vendet anëtare të G7 janë: Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.

Të ngjashme