Rama pezullon ekspozitën në sheshin e Prishtinës, e cilëson si fyerje ndaj viktimave të Masakrës së Dubravës

Prishtinë | 27 Mar 2026 | 22:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtina, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj një ekspozite të vendosur në sheshin kryesor të kryeqytetit, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe fyese për qytetarët e Kosovës.

Përmes një deklarate publike, Rama ka bërë të ditur se nuk do të lejohet që në hapësirat publike të kryeqytetit të cenohen vlerat dhe dinjiteti i qytetarëve.” Jo në Kryeqytet. Nuk lejojmë që në sheshin e Kryeqytetit tonë të përdhoset dinjiteti i qytetarëve dhe të fyhet kujtesa kolektive e popullit tonë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, ekspozita në fjalë paraqet një version të pasaktë të Masakra e Dubravës, duke e konsideruar këtë si fyerje të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe gjithë qytetarëve të venditEkspozita paraqet një version të pasaktë të Masakrës së Dubravës. Kjo është e papranueshme dhe përbën fyerje të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, theksoi Rama.

Ai njoftoi se autoritetet komunale kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme për pezullimin e lejes për këtë aktivitet.

“Për këtë arsye, sonte menjëherë e pezullojmë lejen për këtë ekspozim në sheshin e Prishtinës”, u shpreh ai.

Të ngjashme