Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka ‘’dënuar ashpër’’ ekspozitën në Prishtinë, për masakrat në Kosovë, e cila u kritikua për pasaktësi, duke thënë se, kjo ekspozitë ‘’tenton të shtrembërojë të vërtetën për masakrat e kryera nga shteti serb’’.
AAK, i ka vlerësuar të papranueshme, përpjekjet për të rishkruar historinë dhe për të relativizuar krimet e kryera ndaj popullit shqiptar.Ekspozita të tilla jo vetëm që cenojnë të vërtetën historike, por edhe lëndojnë rëndë ndjenjat e familjeve të të vrarëve dhe gjithë shoqërisë sonë, duke tentuar të zbehin përgjegjësinë për krimet e kryera’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Nga AAK është bërë e ditur edhe se, ata do i kërkojnë llogari kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut, për sqarim të plotë.