Tërmet në Greqi, ja sa ishte magnituda

Prishtinë | 29 Mar 2026 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter u ndje të dielën në mëngjes në Kefalonia në Greqi.

Tërmeti ndodhi në orën 06:01, me epiqendër 1 km në verilindje të Skalës, në pjesën jugore të ishullit, shkruan Euronews.al.

Thellësia fokale e tërmetit ishte 16.7 kilometra. Nga lëkundjet nuk ka raportime për dëme apo të lënduar, transmeton KlanKosova.tv.

Kohë e fundit, Greqia dhe kryesisht zona e Kefalonisë ka ndjerë lëkundje tërmetesh të forta por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Të ngjashme