Major Getoar Rexhepi në Kampionatin e 27-të Kombëtar të Karatesë të Karatesë për moshat kadet, junior, U21 dhe senior të mbajtur në Republikën e Shqipërisë ka arritur të shpallet Kampion Kombëtarë i Karatesë.
Gara e mbajtur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ku morën pjesë rreth 80 sportistë në dy disiplina të ndryshme, kata dhe kumite, si dhe rreth 20 ekipe nga e gjithë Shqipëria, në një konkurrencë të fortë, duke pasur parasysh nivelin e lartë të sportistëve, si në disiplinën e katave (demonstrime), ashtu edhe në disiplinën e kumites (ndeshje), Majori Rexhepi u shpall Kampion Kombëtar i Shqipërisë në Kampionatin Kombëtar të Karatesë për vitin 2026.