Peci: Kohezioni social kyç për rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s, në konferencë do të duhej të ishte edhe kryetari i Veriut

Prishtinë | 31 Mar 2026 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Sot është mbajtur konferenca “Kohezioni Social në Shoqëritë e Ndara: Perspektiva Krahasuese dhe Realitete Lokale”, ku u theksua rëndësia e kohezionit social për zhvillimin e vendit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, e lidhi këtë me synimin e Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian dhe struktura euroatlantike, duke nënvizuar nevojën për barazi për të gjithë qytetarët.

Ai gjithashtu përmendi mungesën e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç në këtë konferencë, duke e cilësuar si tregues të sfidave në ndërtimin e bashkëpunimit dhe kohezionit.

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci foli për kohezionin social.

“E para, mendoj që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim etnie, duhet me pasë një pikë referencë të analizës mbi bazën e të cilës duhet me ndërtua kohezionin social. E ajo është që Kosova është e përkushtuar edhe e dedikuar që ta ketë vetëm një destinacion. E destinacioni i Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në integrimet euroatlantike. Mbi këtë prizëm, tema e kohezionit social është e pashmangshme edhe çdo veprim tjetër, do të thotë nuk mundet me qenë i imagjinueshëm përtej kësaj konture dhe perspektive se si duhet të ndërtohet. Kur ne themi që jemi të përcaktuar si shoqëri që kemi vetëm një destinacion për të ardhmen, e destinacioni për të ardhmen është integrimi në Bashkimin Evropian, kjo nënkupton kohezion social, kjo nënkupton shërbime dhe mundësi të barabarta pa dallim për të gjitha shtresat e shoqërisë, për të gjitha grupet etnike, fetare dhe të gjitha çka përfshinë. Kjo nënkupton se përderisa ne jemi të përcaktuar rreth vlerave evropiane dhe perëndimore, nënkupton që duhet të kemi edhe një zhvillim të balancuar rajonal, që nënkupton që Mitrovica mos me qenë komuna prej komunave më të varfëra në Kosovë — që kjo është përgjegjësi e institucioneve qendrore edhe mekanizmave dhe partnerëve ndërkombëtarë dhe të gjitha të tjerave.

Kështu që në këtë prizëm unë mendoj që Mitrovica e ka bartur një pasojë, pasojë të padrejtë pasluftës. E para, për shkak se nga institucionet qendrore është parë si një problem i margjinalizuar lokal, e që nuk ka qenë, për shkak se ka qenë problem i Kosovës edhe përtej kësaj, jo vetëm i Kosovës“, u shpreh ai.

Peci gjithashtu përmendi investimet në Mitrovicë.

“Edhe çështja tjetër është që në këtë perspektivë dhe në këtë prizëm, tema është kohezioni social edhe do të thotë analiza ose kjo pjesa… do të thotë pjesa krahasimore me shembujt e tjerë. Nëse ndalemi edhe e diskutojmë për shembull rajonin, do të thotë ata që e kanë dizajnuar qytetin e Mitrovicës me dy komuna, e kanë dizajnuar dhe projektuar mbi bazën e kufijve imagjinarë etnikë, që unë mendoj që nuk i kanë bërë mirë Mitrovicës dhe Kosovës. Arsyeja është e qartë, ne mundemi me i tërhequr dy paralele: ta zëmë Mostarin edhe Shkupin. Ta zëmë, Mostari e ka një njësi administrative të pushtetit lokal. Shkupi prej dhjetë (komunave) ka bërë një tip të organizimit që minimalisht i ka dhënë mundësi që dy prej tyre ta kenë mundësinë e udhëheqjes ose qeverisjes nga lokaliteti me etni shqiptare atje. Po mendoj që ideja e projektimit të kohezionit, të ndërtimit të një shoqërie demokratike mbi bazën e asaj se çka e ndan një shoqëri apo etnia, feja, gjendja sociale, statusi shoqëror ose çështjet e tjera nuk i kontribuon të mirës së përgjithshme, zhvillimit ekonomik të një vendi, integrimit dhe çështjeve të tjera“, theksoi tutje ai.

Ndërsa, të tjera Peci theksoi edhe mungesën e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, ani pse ky i fundit ishte i ftuar në këtë konferencë.

“Do të thotë kjo është arsyeja se si kolegu im i veriut nuk është në një konferencë të tillë, dhe kjo flet shumë për shkak se na tha që unë e thashë që shumë është e rëndësishme qysh e projektojmë të ardhmen. Nëse ne i themi që jemi pro-perëndimor, nëse kemi ambicie synim bashkimin evropian, atëherë ne nuk… ne çdo proces zhvillimor duhet me e pa, pa dallim etnie, feje, përkatësie religjioze edhe çështje të tjera. Në momentin që fillojmë nga ndasitë atëherë këtu është një problem, po atë që i fryn këtij problemi do të doja secilën herë me ia thënë në çdo konferencë, në çdo takim komuniteti ndërkombëtar e ka mundësinë me ia shpalos.

Ta zëmë prej, prej projekteve të para që unë jam i interesuar për me i shty tutje, që ka pasur një neglizhencë krejt të paarsyeshme në katër vitet e fundit në Mitrovicë është projekti ‘Trajtimi i impiantit të ujërave të zeza’, i cili tashmë besoj që në javët dhe muajt në vazhdim do të merr drejtim. E kjo nënkupton që qyteti i Mitrovicës do të ketë… ose lumenjtë e qytetit të Mitrovicës se ne jemi të shumë të pasur me lumenj dhe shumë të varfër se po edhe i kemi katër lumenj që rrjedhin në qytet, do ta kenë mundësinë që të gjitha ujërat e zeza do të thotë të evitohen dhe largohen nga mundësia e derdhjes së tyre në lumenj. E kjo është çështje e kohezionit social, kjo është çështje ambientale, kjo është çështje shëndetësore, kjo është çështje e dobisë së përgjithshme që do të thotë i afekton pozitivisht të gjithë qytetarët e Mitrovicës. Edhe ka mbetë peng i mosrealizimit për shkak të një parcele të tokës edhe ndërveprimit e ndikimit të grupeve të interesit. E përfundimisht ka marrë drejtim edhe shumë shpejt shkojnë në… për shkak se kemi zotimin e mbi 40 milionë eurove të EBRD-së, garancinë qeveritare me vendim do të thotë garancinë bankare, edhe ky proces i implementimit të këtij projekti për dobi të qytetarëve, të interesit të përgjithshëm do të jetë shumë i rëndësishëm“, theksoi tutje ai.

Të ngjashme