Arrestohet 67-vjeçari në Lushnjë, ngacmoi seksualisht një të mitur

Prishtinë | 01 Pri 2026 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një 67-vjeçar nga Lushnja, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Policia në Fier ka bërë të ditur se Th.K., ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin Th. K., 67 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme